Ymeri: Mustafa, qyqar që fshihet nën sqetullat e kriminelëve të Pronto’s

Ymeri: Mustafa, qyqar që fshihet nën sqetullat e kriminelëve të Pronto’s

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, thotë se postimi i sotëm i kryeministri Isa Mustafa, është një kërcënim për qytetarët e Kosovës.

Ai thotë se Mustafa nuk është trim, por një qyqaq që fshihet nën sqetullat e kriminelëve të Prontos.

Postimi i plotë i Ymerit në Facebook:

Si të lexohet postimi i sotëm i kreut të regjimit kriminal, Isa Mustafa? Vrojtim mbi situatën në botë? Keqardhje për shumë jetë të humbura nëpër konflikte gjithandej? Mustafa nuk çan kokën as për qytetarët e Kosovës e lëre më të botës. Mustafa është ai që këtyre qytetarëve për çdo ditë ua mbanë krimin mbi kokë, që i kërcënon e arreston secilin qytetar që mendon ndryshe nga ai, që ua cungon territorin e ua tjetërson livadhet, bjeshkët, ujin e pasuritë. Mustafa nuk çan kokën për jetët e njerëzve, as për mirëqenien e tyre. Ai ka vetëm një mision: t’i mbrojë me çdo kusht Klanin Pronto të dy kapove Veseli Thaçi, dhe në ndërkohë ta mbrojë dhe rrisë pasurinë e tij dhe djemve të tij (ju kujtohet se si shkumonte nga goja për ta mbrojtur ”Rançin”, apo tenderët që ua jepte djemëve).

Jo pra, Mustafa këtë postim e kishte kërcënim. Kërcënim ndaj qytetarëve. Kërcënim ndaj atyre që nuk e ndajnë mendjen me të. Evokimi i skenave të tmerrshme të luftës nga Mustafa nuk është empati për të vrarët, por tërheqje e vërejtjes se mund të ketë më shumë të tillë te ne, në Kosovë. Tipike për diktatorët të cilët nuk e legjitimojnë dot pushtetin e tyre, prandaj duhet ta mbajnë me dhunë, kërcënim e shantazh. Dhe të shpallin publikisht dënime (diku diku fetëah) për kundërshtarët të cilët duhen përndjekur deri në shuarjen e rezistencës.

Dakord që “Trimat nuk janë për të kërcënuar vendin e tyre, por për ti dalë në krah këtij vendi”. Por Isa Mustafa nuk është trim. Është qyqar që sulmon i strukur nga zyra, që fshihet nën sqetullat e kriminelëve Pronto. Dhe zgërdhihet me ta. Dhe prapa tyre.

Shpërndaje në: