Ymeri: Pakënaqësitë e Abazit mund të vijnë pas një degradimi në pozitë që i ka ndodh nga VV-ja dhe lidershipi i saj

Ymeri: Pakënaqësitë e Abazit mund të vijnë pas një degradimi në pozitë që i ka ndodh nga VV-ja dhe lidershipi i saj

Analisti Visar Ymeri në Debat Plus ka komentuar postimin e fundit të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ku ky i fundit nuk ka marrë pjesë në seancën e fundit të Kuvendit duke lënë të kuptohet se ka një problem mes tij dhe ‘‘lidershipit‘‘.

Sipas Ymerit, kjo pakënaqësi e deputetit Abazi mund të jetë edhe nga “degradimi në pozitë që i ka ndodhë Abazit nga LVV-ja dhe lidershipi i saj”.

“Duhet të kthehemi pak jo vetëm në historikun e largët të z. Abazit por edhe me marrëdhëniet që i ka pasur ai me LVV, që ka pasur temperatura të ndryshme përgjatë kohës. Mos të harrojmë se në legjislaturën e parë që u zgjodh si deputet,  Abazi përnjëherë u promovua si zv.kryeministër në Qeverinë Kurti I, kishte një rol të rëndësishme në atë qeveri ndërsa në zgjedhjet tjera mezi ia doli të bëhet deputet. Në këtë drejtim, kjo ka qenë një degradim në pozitë që i ka ndodhë Abazit nga LVV-ja dhe lidershipi i saj. Kjo mund të jetë një prej pakënaqësive që mund ta ketë personale. Por, mund të ketë edhe mospajtime politike e këto janë të rëndësishme me u diskutu po që se do t’i dinim ato. Nëse i shohim disa prej qëndrimeve të mëhershme ato sot nuk përkojnë me qëndrimet e VV’së, veqanërisht në raport me energjinë, mjedisin dhe çështje tjera”, tha Visar Ymeri./Periskopi/

Shpërndaje në: