Ymeri: Po shikojmë mundësitë e kontestimit të zgjedhjes së Thaçit president

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka deklaruar se organizimet dhe protesta e opozitës nuk do të ndalet, derisa po shqyrtojnë a ka bazë për të kontestuar zgjedhjen e presidentit në aspektin juridik dhe kushtetues.
Ai në një konferencë për media ka thënë semllefi popullor është duken u rritur nga e gjithë popullata , dhe se organizimet e Lëvizjes Vetëvendosje nuk do të ndalen.
Ymeri tha se Policia e Kosovës ka ndërhyrë në shesh dhe ka sekuestruar pa kurrfarë baze tendat e vendosura aty nga protestuesit të cilët kanë pasur leje të rregullt të autoriteteve lokale në Prishtinë.
Sipas tij, vullneti dhe vendosmëria e qytetarëve do tëngadhënjejë kundër përndjekjes të këtij pushteti autoritar.
Ymeri u ndal edhe te votat e deputetëve të LDK-së për Thaçin president, duke thënë se është shpërputhja më e madhe që sot mund të shohim në mes të mënyrës se sivepron deputeti dhe vullnetit politik të elektoratit të atij deputeti.
Ymeri tha se arrestimi i Glauk Konjuvca, kryetari i grupit parlamentar është është arrestimi më arbitrar që ështëparë në kohën e fundit, sepse Glauku është arrestuarpërnjë rast që ka ndodhur në vitin 2009.