Ymeri: Rritja e popullaritetit të figurës së Albin Kurtit karshi partisë, e dëmton Vetëvendosjen

Ymeri: Rritja e popullaritetit të figurës së Albin Kurtit karshi partisë, e dëmton Vetëvendosjen

Analisti politik, Visar Ymeri ka thënë se në Lëvizjen Vetëvendosje nuk ka një të dytë, pas kryeministrit Albin Kurti.

I ftuar në e emisionin Frontal në T7 me Arsim Lanin, ai ka thënë se kjo gjë do t’i shkaktoj probleme Vetëvendosjes në të ardhmen.

Ymeri është shprehur se problemi i Vetëvendosjes është mënyra se si ata kanë filluar ta shohin kryeministrin Albin Kurti, e popullariteti i kryeministrit, sipas tij do t’i bëj dëm partisë.

“Tani e ki një problem në Lëvizjen Vetëvendosje që nuk ka të dytë. Deri dje është menduar që Vetëvendosja do të ketë të dytë, mirëpo me këtë rritje disproporcionale të popullaritetit dhe figurës së kryeministrit Kurti karshi partisë, kjo e dëmton partinë pastaj më afatgjatë. Kjo më afatgjatë është dëm, jo vetëm për Vetëvendosjen, por për secilën parti”, ka deklaruar ai.

Përndryshe, Ymeri është shprehur se ideja e një lideri të padiskutueshëm e pengon procesin e demokratizimit në secilën parti.

“Po e përmendi idenë e liderit të padiskutueshëm, sepse kjo e pengon procesin e demokratizimit dhe kjo është e dëmshme. Ne nuk kemi arritur deri në atë masë të zhvillimit të demokracisë tonë në të cilën kjo logoja e partisë është më e rëndësishme se emri i liderit”, ka shtuar ai.

Shpërndaje në: