Ymeri: S’do të ketë amnisti për Veselin, Mustafën e Thaçin

Ymeri: S’do të ketë amnisti për Veselin, Mustafën e Thaçin

 Kur Visar Ymerit i është përmendur oferta e subjekteve në pushtet për t’i dhënë zgjidhje krizës politike, ai ka rikujtuar filmin “Kumbara” që tematizon familjen mafioze Corleone, e në të cilin nuk refuzohet oferta që jepet.

Partitë e koalicionit qeverisës kanë theksuar se opozita nuk do të mund ta refuzojë ofertën që do ta ketë në tryezë.

Në pjesën e dytë të intervistës, dhënë “Koha Ditore”, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë të mos ketë kurrfarë oferte që ofrohet nga pushteti dhe që do të ishte në dobi të Kosovës. Kjo, pasi ka theksuar se, në ofertën për marrëveshje, partitë në pushtet duan të përfshijnë një komponent të amnistisë.

PDK-në e LDK-në nuk i ka quajtur parti politike.
Ymeri, si kryetar i partisë kryesore në opozitë, ka thënë të ketë propozuar listë të përbashkët me AAK-në e Nismën, e edhe me pjesëtarë të shoqërisë civile, propozim që nuk ka gjetur mbështetje akoma.

Në këtë intervistë, Ymeri ka folur edhe për sjelljen që do të tregojë opozita në ceremoninë e mundshme të pranimit të detyrës së presidentit nga Thaçi, e edhe për pjesëmarrjen e mundshme në Komisionin për Statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, dhe komisionin që do të mund ta rishkruante Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi.

 

 

Shpërndaje në: