Ymeri thotë se VV nuk është e qartë se ku duan të arrijnë me shkarkimin e bordit të PTK-së

Ymeri thotë se VV nuk është e qartë se ku duan të arrijnë me shkarkimin e bordit të PTK-së

Anëtari i PSD-së, Visar Ymeri në BlicInterview ka folur edhe për shkarkimet e fundit të bëra nga ministrat e Qeverisë Kurti.

Sipas tij, shkarkimi i bordit të Telekomit ka qenë i paarsyeshëm meqenëse nuk ka një spjegim se pse po ndodhin shkarkime të tilla, transmeton Periskopi.

‘’Tri javëshi i parë i qeverisjes ka pasur një angazhim në dukje të mirë, mirëpo të cilat nuk janë të përcjellur me spjegim se cka tentohet të arrihet me këto masa. Shkarkimi i bordit të PTK-së, pse po shkarkohen dhe cka ka ndërmend të bëjnë., Mangësi e madhe pse s’kemi dokument të detajuar për me pa mandatin që e kanë dhe synimet që i kanë.’’, tha Ymeri./Periskopi/

Shpërndaje në: