Ymeri: Veseli e di që janë vetëvra Astriti e Arbënori se ai e kontrollon shtetin
Ymeri ka thënë se duhet të bëhet një hetim se çfarë lidhje ka deklarata e Veselit, në të cilën na tha se “ishalla nuk e vrani vetën” me vdekjen e aktivistit të kësaj Lëvizje.
Ymeri ka thënë se nuk ka hetime kredibile për rastin e Deharit, pasi sipas tij, sistemi i drejtësisë dhe i gjithë shteti është i kapur nga kryeparlamentari Kadri Veseli dhe shokët e tij.
Në anën tjetër, ende pa përfunduar të gjitha hetimet për këtë rast, Veseli konstaton vetëvrasjen e vëllezërve Dehari.
Ndërsa, lidhur me peticionin, Veseli ka thënë se ai nuk i është drejtuar në mënyrë të drejtëpërdrejtë Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.
Veseli tha se seanca për Deharin ka gjasa të mbahet brenda muajit dhjetor. /Periskopi/



