YouTube vlerëson suksesin e Capital T, shpërblehet me mirënjohje për 100 mijë abonues

YouTube vlerëson suksesin e Capital T, shpërblehet me mirënjohje për 100 mijë abonues

Është e ditur tashmë që një ‘valutë’ e re matëse për suksesin e një artisti janë bërë klikimet në Internet, të cilat sigurisht jo gjithnjë janë më të rëndësishme se sa vet profili i një artisti.

Së fundmi, ka qenë pikërisht Capital T i cili është nderuar nga kompania e njohur “YouTube” me mirënjohje për suksesin e karrierës së tij të konvertuar në këtë kanal.

Mirënjohje e certifikuar nga kanali “YouTube” për reperin Capital T.

Ai ka arritur plot 111 mijë abonues, të cilët ndjekin me rregull projektet e reja të tij, gjersa klikimet e këngëve kanë arritur shifrën e gati 100 milionë klikimeve.

Përderisa është vlerësuar nga kompania më e madhe e tregut të këngëve në Internet, kjo tregon edhe njëherë faktin se Capital T shquhet për abonues dhe klikime të vërteta autentike, njashtu siç mban emrin edhe kompania e tij muzikore “Authentic Entertainment”. /Telegrafi/

Shpërndaje në: