YouTuberi britanik kaplohet nga të rrëqethurat kur dëgjon këngën e UÇK-së: Të q*fsha Serbinë

Periskopi.com Showbiz

YouTube-ri i njohur britanik Teddy Grey, është i njohur për videot e ndryshme që publikon në kanalin YouTube.

Së fundmi, ai është përfshirë nën frymën shqiptare pasi ka realizuar një video-vlog interesant duke dëgjuar Marshin e UÇK-së.

Ai e dëgjon këngën e interpretuar nga Arif Vladi, të shoqëruar me tekst të përkthyer në kohë reale në anglisht.

Foto: Teddy Grey/Instagram

“Uau, ishte marshi i artistit ose ishe nuk ja kam idenë, në thelb është një këngë e luftës shqiptare, kështu që imagjinoje nëse ishte duke marshuar dhe duke dëgjuar këtë këngë në prapavijë, si dhe në gjuhën tënde amtare”, thotë Teddy përgjatë videos.

YouTuber-i britanik duket i emocionuar teksa dëgjon ritmet patriotike shqiptare dhe e vlerëson lartë marshin e UÇK-së, ndonëse është hera e parë që e dëgjon. /Telegrafi/