Zaev: Po përgatitet ligji për gjuhët

Zaev: Po përgatitet ligji për gjuhët

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev bëri sot të ditur se Ministria e Drejtësisë është duke përgatitur projekt-ligjin për përdorimin e gjuhëve, që parasheh avancimin e përdorimit të gjuhës shqipe.

Zaev tha se askush nuk humbet me këtë ligj dhe gjithkush ka të drejtë ta ndiejë Maqedoninë si të veten. Një nga kushtet kryesore të partive shqiptare për të marrë pjesë në koalicionin qeveritar ishte pikërisht përdorimi i gjerë ose zyrtarizimi i gjuhës shqipe në këtë vend. Kryeministri maqedonas Zoran Zaev konfirmoi të mërkuren se ligjii për gjuhët po përgatitet në Ministrinë e Drejtësisë dhe se qeveria pret ta miratojë atë para zgjedhjeve vendore në vjeshtë.

Kështu është emëruar projekt-ligji për shkak të gjuhës shqipe, që në të vërtetë nuk figuron në kushtetutën e Maqedonisë si e tillë, por si gjuha të cilën e flasin të paktën njëzet përqind e popullatës së një komune apo në shkallë vendi. Zaev tha se me miratimin e këtij ligji nuk humben votat as të qytetarëve maqedonas e as të atyre shqiptarë.

Ai shtoi se gjithkush ka të drejtë për barazi në shoqëri dhe që ta ndiejë Maqedoninë si të veten. “Nuk bëjmë kalkulime, nuk kemi paragjykime, ndryshimet e ligjit për përdorimin e gjuhëve do t’i bëjmë së shpejti”, theksoi kryeministri Zaev,

Shpërndaje në: