Zaev: S’kam asnjë lidhje me rastin “Reketi”

Zaev: S’kam asnjë lidhje me rastin “Reketi”

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka përjashtuar çdo mundësi të jetë përfshirë në rastin “Reketi” duke theksuar se me Bojan Jovanovskin, asnjëherë nuk ka biseduar për atë që është dëgjuar në video-incizimin e publikuar nga gazetari italian.

Zaev tha se institucionet dhe vendi do të dalë fitues nga ky rast dhe se është dëshmuar se ekzekutivi ka krijuar mundësinë organeve të drejtësisë të punojnë në mënyrë të pavarur.

“Çdokush që shkel ligjin do të përgjigjet para organeve të drejtësisë. Në mbledhjen e Këshillit kemi riafirmuar të gjitha vendimet, deklaratat për luftë të pa kompromis kundër krimit dhe jam krenar që si pushtet ekzekutiv kemi mundësuar që sistemi i drejtësisë të jetë i pavarur. Maqedonia e Veriut po ndryshon dhe askush më nuk po bënë presion mbi gjykatësit dhe prokurorët. Jam i bindur se do të dalim fitues”, ka deklaruar Zaev pas mbledhjes së Këshillit Qendror të LSDM-së.

Kryeministri ka thënë se pas arrestimit të Katica Janevës si e dyshuar në rastin “Reket”, Këshilli i Prokurorëve duhet të zgjedh një ushtruese të detyrës së Prokurores Speciale, që të mund të vazhdojë me punën lidhur me lëndët gjyqësore.

Zaev theksoi edhe nevojën për miratimin sa më shpejt të ligjit për Prokurorinë Publike./alsat/

Shpërndaje në: