Zaevi e hedh poshtë platformën e Tiranës (DOKUMENT)
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë dhe mandatari për formimin e Qeverisë së re, sot gjatë marrjes së mandatit nga presidenti Gjorge Ivanov e ka hedhur poshtë të ashtuquajturën “Platformë e Tiranës”, që ishte pengesa kryesore formale deri tani për marrjen e mandatit.
“Platforma e Tiranës” paraqet dokument të cilin e nënshkruan në kryeqytetin shqiptar, në kabinetin e kryeministrit Edi Rama, partitë parlamentare të shqiptarëve të Maqedonisë dhe ku ceken çështjet kryesore për të cilat do të angazhohen, ndër të cilat është edhe përdorimi i barabartë i gjuhës shqipe në tërë territorin e Maqedonisë.
Ja deklarata e plotë e Zaevit pas marrjes së mandatit, si dhe dokumenti që ai ia dorëzoi Ivanovit në formë të garancisë se po hq dorë nga platforma e Tiranës:
“Edhe njëherë dua të konstatoj para mbarë opinionit se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar. Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi e ka dorëzuar letrën ndërkohë që unë ashtu siç kam premtuar para qytetarëve dhe para presidentit Gjorge Ivanov kanë dorëzuar deklaratë në formë të garancive të cilat sot do t’i ndaj edhe bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, njëlloj siç është dorëzuar në Kabinetin e Presidentit.Garantojmë karakterin unitar të shtetit, integritetin territorial, pavarësinë dhe multi-etnicitetin e Republikës së Maqedonisë.
Garantojmë rendin kushtetues dhe tërësinë territoriale të RM-së.
Garantojmë mbrojtjen e interesave shtetërore
Garantojmë se procesi i sjelljes së vendimeve për qytetarët e RM-së do të jetë në pajtim me sundimin e së drejtës.
Asnjë dokument, platformë, deklaratë apo akt që do të jetë në kundërshtim me pikat e lartë theksuara nuk mund të jetë kusht për formimin dhe funksionimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë”.
Edhe Ivanov gjatë ndarjes së mandatit re deklaroi se pengesat për ndarjen e mandatit janë mënjanuar dhe se tani duhet përmbushur obligimet kushtetuese.“Pengesat për ndarjen e mandatit për formimin me qeverisë së re janë mënjanuar. Sot po i qasemi përmbushjes së nenit 84 alineja 1 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë për ndarjen e mandatit për formimin e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë. Koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja e cila ka shumicën në Kuvendin e RM-së, ka propozuar zotin Zoran Zaev që të jetë kandidat të cilit do t’i ndahet mandati për formimin e Qeverisë së RM-së”, deklaroi Ivanovi.



