Zafa thumbon VV’në: Ka pasur të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija

Zafa thumbon VV’në: Ka pasur të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija

Ish shefi i Sigurisë Kibernetike, Zafir Berisha, përmes një fotografie në rrjetin e tij social ‘Facebook’ ka lënë të nënkuptohet se ka thumbuar Vetëvendosjen në Prizren, pasi i doli në mbështetje kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Shaqir Totaj, në zgjedhjet lokale të 14 nëntorit.

Berisha ka postuar një fotografi ku shihet duke goditur thasin.

“Ka pasur edhe të atillë që nuk i kanë besuar goditjeve përfundimtare të mija!” ka shkruar ai.

Pas raundit të parë të zgjedhjeve në Prizren, kryetari i Degës së Nismës në Prizren, Zafir Berisha, publikisht konfirmoi se kjo parti do të jetë në mbështetje të Totajt të PDK’së.

Nga numërimi i 100 për qind të votave, Totaj i PDK’së ka marrë 51.01% të votave, ndërsa kandidati i LVV’së, Mytaher Haskuka ka gjithsej 45.68% të votave./Periskopi/

Shpërndaje në: