Zafir Berisha i zhgënjyer me popullin: Në Perëndim nuk i kanë nga 10 facebook-a të rrejshëm

Zafir Berisha i zhgënjyer me popullin: Në Perëndim nuk i kanë nga 10 facebook-a të rrejshëm

Kandidati i Nismës për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, i ka dhënë disa këshilla popullit të Kosovës.

Ai është shprehur i zhgënjyer me një pjesë të popullit të Kosovës që po shpreh zhgënjim me lirinë e Kosovës.

Berisha ka deklaruar se “ardhja e lirisë nuk nënkupton se duke fjetur deri në mesditë, duke qëndruar nëpër kafene dhe duke bërë “sehira” nëpër rrjete sociale” nuk vjen paga në fund të muajit”, përcjell Periskopi.

Po ashtu, ai ka kritikuar dukurinë e profileve të rreme në Facebook me agjendë politike.

Statusi i plotë:

Liria i ofron mundësi të barabarta të gjithve ne shoqëri, por ajo nuk i zgjidhë problemet e individit, për dallim nga regjimet totalitare ku kufizohet veprimi i individit nē shoqëris!

Në Kosovën e pasluftës një numër i njerzëve kanë pasur problem me kuptuar se ardhja e lirisë nuk nënkupton se duke fjetur deri në mesdit, duke qëndruar nëpër kafene dhe duke bërë “sehire” nëpër rriete siciale, në fund të muajit vjen paga!

Nëse ka një popull që me kohë e ka kuptuar se në liri dhe demokraci duhet të angazhohesh dhe punosh, janë shqiptarët e Kosovës të cilët që nga vitet 60 të shekullit të kaluar masovikishtë kanë filluar të punojn dhe veprojn në vendet e lira dhe demokratike të perendimit.

Çdo ditë na bie të takojm qytetar të cilën shprehin pakënaqësi me lirin në Kosovë, duke krahasuar vendin tonë me ndonjë vend të perendimit.

Mirpo nuk bëhen korrekt me thën edhe atë, se në vendet ku i marrin si krahasim me Kosovën, kush nuk punonë nuk merrën pagë në fund të muajit dhe atje nuk e ke edhe një centimetër tokë të papunuar, perendimorët nuk i kanë nga 10 facebook të rrejshëm që mirren me shpifje, ofendime e linqime në adresë të të tjerëve, por e shikojnë punën e tyre dhe punojnë për vete dhe familjet e tyre, duke i shërbyer me besnikri vendit të tyre.

Zafa

Shpërndaje në: