Zafir Berisha jep indikacione se kë do ta mbështes në balotazh, tash kërkon Bashkim Kombëtar

Zafir Berisha jep indikacione se kë do ta mbështes në balotazh, tash kërkon Bashkim Kombëtar

Ish koordinatori i Kosovës për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, mund të përcaktojë fituesin në garën e balotazhit në komunën e Prizrenit. Ai së fundi ka bërë një status ku jep disa indikacione se kë mund ta përkrahë.

Madje, z. Berisha  besohet të ketë një elektorat shumë të dëgjueshëm e lojal, dhe nëse i jep përkrahjen njërit apo tjetrit kandidat pritet të ketë ndikim të madh në zgjedhjet e 14 nëntorit.

Ai fitoi në Prizren 3 mijë e 328 vota duke u renditur i katërti në garë me 5.73 për qind.

Haskuka i VV-së i mori 40.43 ndërsa Totaj i PDK-së i mori 31.10, përcjell Periskopi.

Në statusin e fundit, Zafir Berisha ka folur për rëndësinë e të qenit parimor dhe ka sulmuar Vetëvendosjen. Por, duhet të prisni pas citimit për të marrë marrë vesh se kjo fjali ka një POR.

“Me hezitu për me thën te vërtetën për një çështje të caktuar, shkaku se nesër duhet me dalë me kërku votën është hipokrizi.” – thotë z. Berisha.

Më pas, ai ka kërkuar hiç më pak se Bashkim Kombëtar

“Çdo doktrinë dhe ideologji tjetër përveq asja që na drejton drejt bashkimt kombëtar dhe integrimeve ndërkombëtare, duhet shiquar si të huaja, në të kundërtën mundet të na përsëritet historia.” – shkruan profesor Berisha.

Statusi i plotë i paredaktuar:

E vërteta është e vërtet edhe atëher kur nuk i pëlqen dikujt!

Logjika se dikush që nuk e vlerson presidentin apo kryeministrin e një vendi për arsye të bindjeve politike e kombëtare nuk e do edhe shtetin, është logjik primitive dhe mentalitet i infantilve politik. Liderët vijnë e shkojnë, shteti është mbi të gjitha!

Pas luftërave që shqiptarët bënë jashtë Shqipëris londineze para dy dekadave, kamë pas përshtypjen se vetëdija nacionale në shoqërin tonë ka arritur kulminacionin.

Mirpo jeniçerët, si dikur titistët, me logjikën e mercenarit, heshturazi dhe pa ndonjë bujë të madhe kanë depërtu thellë në shoqërin tonë dhe kanë dalur në skenë, ku po paraqesin rrezikun e radhës për qenjen shqiptare dhe traditat e saj kombëtare e fetare.

Me hezitu për me thën te vërtetën për një çështje të caktuar, shkaku se nesër duhet me dalë me kërku votën është hipokrizi.

E vërteta është e vërtet edhe atëher kur nuk i pëlqen dikujt, pakë rëndësi ka vota në raport me mbrojtjen e të vërtetës. Mungesa e guximit për me u përballë me “mortajën” që heshturazi po i bënë “lavazhë trurit” dhe që po depërton në vetëdijen dhe ndjenjën shqiptare si diçka e kohës dhe e ,,domosdoshme,, për mbijetes kolektive, paraqet një rrezik afatgjat drejtë ambicies legjitime për një shtetë të integruar në mekanizmat ndërkombëtar.

Çdo doktrinë dhe ideologji tjetër përveq asja që na drejton drejt bashkimt kombëtar dhe integrimeve ndërkombëtare, duhet shiquar si të huaja, në të kundërtën mundet të na përsëritet historia.

Zafa

Shpërndaje në: