Zafir Berisha për rastin me policinë: Si ka mundësi, edhe zëdhënës i policisë edhe rrenë

Zafir Berisha për rastin me policinë: Si ka mundësi, edhe zëdhënës i policisë edhe rrenë

Ish deputeti Zafir Berisha ka folur sërish për rastin e arrestimit që pati sot nga policia e Kosovës, pasi me ta ishte konfrontuar pse i shqiptuan gjobë për parkim të veturës.

Berisha hedhë fajin tek vet policët, duke i akuzuar se janë ndikuar nga pushteti aktual.

Ja postimi i plotë:

Sipas lajmeve në tv, mashtrimi dhe dezinformimi i opinionit ( si platform e sektit në pushtet), tashmë qenka bërë pjesë zyrtara e policis!!!

Si ka mundësi edhe zëdhëns i policis edhe rrenc…

Vetëm në Kosovë ndodhin këto “vaki”…!

Nese ka dikush qe e di çka është “sulm” jam unë nga të paktët në Kosovë, e që janë gjallë.

Sulmi është kur ti e sulmon dikend, e jo kur të të sulmojn ty o….

Sido që të jetë, misioni (provokimi) është kryer me “sukses”, ushqim të mjaftueshëm për hijenat dhe trushpërlarët e sektit në pushtet, për 24 orë e ardhshëm, në rrijete sociale,

Për më shumë se 40 vite (1981), nga vetvetja dhe familja ime kamë investuar, sa kamë dituar dhe mundur për me bërë shtetin e Kosovës, por jo shtet që keqpërdoret për llogari djllëzore të sektit në pushtet, dhe me individ të infektuar nga propaganda sllave kundër një kategorie të shoqëris tonë, që nuk mendojn si krye-hipokriti Kosovës.

Ju skenarist të dramës-provokimit të sotëm, mund edhe të mendoni se e fituat një betej (provokim) kundër Zafës, por mos harroni jeta vazhdon, ne jemi këtu.

 

 

 

 

Shpërndaje në: