Zafir Berisha reagon çuditshëm kur pyetet se a i është bashkuar Nisma- PDK-së

Zafir Berisha reagon çuditshëm kur pyetet se a i është bashkuar Nisma- PDK-së

 

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e NISMA-s Zafir Berisha ka reaguar në mënyrë interesante ndaj moderatorit të emisionit “Rrokum Roll” kur është pyetur sa a i është bashkuar Nisma PDK-së, sepse LDK-ja po e quan Nismën si dorë e zgjatur e PDK-së.

Berisha i është përgjigjur me një pyetje retorike duke i thënë se a është Nisma ajo e cila i është bashkuar PDK-së apo e kundërta, si dhe a është Ramush Haradinaj, kryeministër apo të PDK-së.

“A ne kemi shkuar me ta apo ata me ne, a është kryeministër Ramushi apo të PDK-së”

Berisha më tej ka thënë se LDK-ja tashmë kanë frikë dhe nuk dinë se çfarë thonë.

“Kur bien njerëzit prej dardhës mundohen me ia vënë fajin secilit, mocioni si ide ka nisur nga kryetari Fatmir Limaj”, ka thënë Berisha.

Kujtojmë se Nisma për Kosovën kohë më parë ka pasur marrëveshje koalicioni me AAK-në e në zgjedhjet e 11 qershorit kanë vendosur të hynë në koalicion edhe me PDK-në duke formuar kështu koalicionin PAN./GazetaBlic.com/

 

Shpërndaje në: