Zaha ia bëri tona t’zezat Ashley Youngut sot, e dribloi e rrëzoi dhe e poshtëroi brenda 10 sekondave

Zaha ia bëri tona t’zezat Ashley Youngut sot, e dribloi e rrëzoi dhe e poshtëroi brenda 10 sekondave

U ngritën shumë pikëpyetje në lidhje me Wilfried Zahan dhe përkushtimin e tij ndaj Crystal Palacet para startit të sezonit të ri.

Nuk është sekret fakti se 26-vjeçari dëshiroi të kalonte tek Arsenali, klub i cili ishte shumë i lidhur me të gjatë verës por Palace refuzoi disa oferta, transmeton Periskopi.

Në fund, lojtari qëndroi aty ku ishte, derisa u rikthye në formacionin startues fundjavën e kaluar në ndeshjen kundër Sheffield Unitedit, të cilën “Shqiponjat” e humbën.

Crystal Palace v Everton FC - Premier League

Ai startoi edhe sot kundër ish-klubit të tij, Manchester Unitedit.

Palace triumfoi 2-1 me një gol të shënuar në minutën e tretë të kohës shtesë, por le të flasim për momentin më të bukur të ndeshjes.

Atë kur Zaha u tall me Ashley Youngun, duke e dribluar, një herë, dy herë e tri herë para se ta rrëzonte në fushë. Krejt këtë e bëri brenda 10 sekondave.

Shikoni rastin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: