Zaimi i tha “kujdes në komunikim”, Agim Bahtiri ia përgojon “dorën e madhe” Armend Mujës

Zaimi i tha “kujdes në komunikim”, Agim Bahtiri ia përgojon “dorën e madhe” Armend Mujës

Kandidati për kryetar të Mitrovicës, Agim Bahtiri ka bërë një gafë të radhës, madje në Facebook. Këtë herë karshi bashkëpartiakut Armend Mujës.

Bahtiri duke u munduar të tregohet karizmatik ka përgojuar dorën e Mujës, duke ia quajtur si ‘të madhe’.

‘’ Edhe pse Armendi e kish dorën më të madhe, megjithatë shqiponja na doli për marak. Ashtu si fitorja në Mitrovicë!’’, është shkrimi i Bahtirit.

Kujtojmë që para disa ditësh, këshilltari i Albin Kurtit, Zaimi në një takim me Bahtirin i tha atij të ketë kujdes në komunikim, por si duket nuk po e përfillë këshillën./PERISKOPI/

Shpërndaje në: