Zaimi i VV-së sulmon edhe mediat e Shqipërisë

Zaimi i VV-së sulmon edhe mediat e Shqipërisë

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dega në Tiranë, Arbër Zaimi, njihet për postime të shumta me gjuhë të ashpër ndaj kundërshtarëve politik të VV-së. Sidoqoftë, kësaj here ai u mor me mediet nga Shqipëria.

Sipas tij, mediat janë drogë për politikën, e politika drogë për mediat, dhe shoqëria është fatkeqe dhe e prapambetur kur televizionet nacionale, kyqin live konferencat politike, kuvendet komunale apo parlamentin.

Hysamedin Feraj, po ashtu zyrtar i lartë i VV-së, së fundi është dënuar nga Federata Evropiane e Gazetarëve dhe Asociacioni i Gazeterëve të Kosovës për një sulm ndaj gazetarëve të Kosovës.

Ky është postimi i tij i plotë:

Media drogë për politikën, politika drogë për median. Fatkeqe dhe e prapambetur ajo shoqëri ku televizionet “nacionale” e mbushin programacionin me llajv nga konferencat politike, nga parlamenti, apo edhe nga kuvendet komunale. Ta shohim llajv çfarë i tha një filan një filanit tjetër, ky është bigbrotherizim i politikës, ku media merr rolin e birës së çelësit. Publiku dënohet me rolin e voyeurit onanist, ndërsa politika dënohet duke u shndërruar në aktivitet ku fiton ai që zotëron cilësitë e fitimtarit të bigbrotherit.

Në një shoqëri që e do vetveten pak më shumë, media më tepër do të zbërthente për publikun procese që spektakli i fsheh, sesa të shkonte llajv nga mbledhjet komunale. Më shumë do të shtronte pyetje që e vënë në punë mendjen e spektatorit, sesa të synonte fjetjen e përgjumjen e tij. Ndërsa politika do të ishte aktivitet i çuarjes përpara të ideve e interesave shtresore, jo i çuarjes përpara të kravatave. Pozitëmbajtësi jo “vip” i provincës, por aktivist në shërbim do të duhej të ishte. Mbështetësi i subjektit, jo servil që nuk kursen llajkat e komentet urimtare haptazi e thashethemet smirëzeza fshehurazi, por aktivist që kërkon vazhdimisht të informohet e të përfshihet do të duhet të ishte.

Shpërndaje në: