Zajednica përplas Kurtin me Borrellin: Albini i thotë ‘unë jam demokrat’, Jose ia kthen ‘edhe unë jam’

Zajednica përplas Kurtin me Borrellin: Albini i thotë ‘unë jam demokrat’, Jose ia kthen ‘edhe unë jam’

Asociacioni i Komunave me shumicë serbe, ka përplasur kryeministrin Albin Kurti me përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell. Kjo pasi Kurti tha se Asociacionin e ka përjashtuar në formën sic është arritur Gjykata Kushtetuese e Kosovës, e Borell tha se ‘është marrëveshje që duhet të zbatohet’. Kurti tha se ‘ai është demokrat’ dhe nuk do të donte që ‘një marrëveshje t’i shërbente vetëm dikujt’. Por këtu ka ndërhyrë Borell duke thënë se ‘edhe ai është democrat dhe se ‘nuk i shërben asnjë politikani’.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka deklaruar se Asociacioni i Komunave Serbe duhet të implementohet ashtu sic është arritur marrëveshja. Ai tha se këto fjalë ia tha edhe ‘Kurtit gjatë takimit’.

“Sa i përket Asociacionit, më duhet të them atë që thash dhjetëra herë para këtij takimi se Asociacioni është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit. Kjo marrëveshje është arritur me ndërmjetësimin e BE-së dhe presim të respektohet dhe implementohet nga palët. Me të njëjtat fjalë i jam drejtuar Kurtit sot, se është pjesë e marrëveshjes dhe është pjesë e ecjes përpara sa i përket procesit të normalizimit të raporteve”, deklaroi Borrell në konferencë me Kurtin, përcjell Periskopi.

Kkryeministri Albin Kurti tha se 33 marrëveshje janë arritur në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë dhe kjo e fundit ‘vazhdimisht e përmend vetëm Asociacionin’.

“Ka 33 marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë dhe disa sosh nuk janë implementuar nga Beogradi dhe ky i fundit e përmend gjithmonë një, që nuk e ka kaluar testin në Gjykatën tonë Kushtetuese. Asnjë serb i Kosovës nuk ka protestuar për atë vendim të Kushtetueses, përvec Beogradit zyrtar. Ne kemi nevojë për një karakter demokratik të dialogut. Unë jam demokrajt, ja pse besoj se kapitujt e ardhshëm të dialogut midis Kosovës dhe Serbisë duhet të jenë për të ruajtur një politikan apo për t’i shërbyer një politikani të caktuar, por duhet të jetë për t’i shërbyer popujve”, ka thënë Kurti, përcjell Periskopi.

Por këtu, ka ndërhyrë Borell:

“Edhe unë jam demokrat. Nuk jam këtu për t’i shërbyer asnjë politikani, duhet të dihet se dialogu është e vetmja mënyrë për t’i zgjidhur problemet. Nuk pajtohem me ju kur thoni se Kushtetuesja e bën të pamunndur Asociacionit. Kjo është një marrëveshje e arritur mes të dyja palëve. Më vjen keq kryeministër, duhet të iu pyesim nëse do ta zbatoni këtë marrëveshje, është shumë e rëndësishme”, tha Përfaqesuesi i Lartë për Politikë të Jashtme, Borell./Periskopi

 

Shpërndaje në: