Zajmi i Specializantëve për Periskopin: Fillojnë protestat nëse s’ka përgjigje deri të mërkurën

Zajmi i Specializantëve për Periskopin: Fillojnë protestat nëse s’ka përgjigje deri të mërkurën

Pavarësisht protestave të bëra ditë më parë nga specializantët e mjekësisë, Komisioni për Punë Buxhet dhe Transfere ka refuzuar kërkesën e tyre, për paga dhe mëditje.

Për këtë ka reaguar, Arianit Zajmi përfaqësues i Këshillit të e Specializantëve të mjekësisë, duke thënë se nuk do të merren me vendimin e Komisionit.

“Nuk do të mirremi me këtë vendim. Ne e dijmë që në këtë rrugëtim jemi vetem, veç ne specializantët, nuk kemi bashkëpunim me asnjë parti apo organizatë qeveritare a joqeveritare. Kështu që ne do te vazhdojmë me protesta dhe rezistencë deri në realizimin e kërkesave tona”, ka thënë ai për Periskopin.

Zajmi për Periskopin ka bërë të ditur që po presin ftesë nga ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, për të diskutuar për problemin e tyre.

Përfaqësuesi i Specializantëve ka thënë se nëse deri të mërkurën nuk ka ndonjë përgjigje nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, atëherë, do të pasojnë grevat.

“SOT ME 06.12.2021 në mbledhjen e Këshillit të Specializantëve është marrë ky vendim: 1. Deri të mërkurën në ora 16:00 presim takim me Ministrin e Shëndetësisë, nese nuk ka përgjigje atëherë të Enjten nga ora 9:00 fillon protesta para Ministrisë së Shëndetësisë”, ka thënë ai në një përgjigje për Periskopin.

Ndërkohë, 600 specializantë po kërkojnë të paguhen për kujdestarinë që e bëjnë në spitale.

Javën e kaluar 600 specializantët protestuan para Qeverisë së Kosovë, mirëpo ata nuk gjetën përkrahje, teksa edhe Komisioni për Buxhet ka thënë se “s’ka paga e mëditje për specializantët e mjekësisë”.

Me 2 abstenime dhe 6 vota pro, në mbledhjen e këtij Komisioni, është votuar refuzimi.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Eman Rrahmani ka treguar arsyet se pse nuk po plotësohen kërkesat e specializantëve.

“Arsyeja e cila refuzohet kërkesa për shkak se mundësitë buxhetore nuk ekzistojnë dhe nuk e përballojnë një numër kaq të madh të 600 specializantëve. Është e pamundur të hyjnë në kategorinë e pagave dhe mëditjeve pasi tavanet buxhetore nuk mund ta lejojnë një gjë të tillë për shkak të kufizimeve që kanë”, tha ai.

Më poshtë mund të ndiqni një kornikë për protestën e specializantëve të bërë ditë më parë nga Periskopi./Periskopi/

Kornika e plotë KËTU 

Shpërndaje në: