Zakharova: Kërkesa e BE-së që Serbia ta njohë Kosovën është qesharake

Zakharova: Kërkesa e BE-së që Serbia ta njohë Kosovën është qesharake

Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme e Rusisë, Marija Zakharova, ka vlerësuar se kërkesa e Evropës që Serbia të vendosë sanksione ndaj Rusisë dhe të njohë pavarësinë e Kosovës është qesharake.

“Kjo është vërtet qesharake. Çfarë ka mbetur nga Evropa në BE? Vetëm një referencë gjeografike për kontinentin. Evropa si qytetërim tani ruhet pikërisht në Rusi”, tha Zakharova në Telegram.

Sipas saj, tradita evropiane është shkatërruar në BE.

“Postulatet e lashta të ligjit dhe të drejtave, vlerat e krishtera dhe idealet e humanizmit janë shtrembëruar”, tha Zakharova.

 

Shpërndaje në: