Zaniolo i pakënaqur me Mourinhon, kalimi në Premier League i mundshëm

Zaniolo i pakënaqur me Mourinhon, kalimi në Premier League i mundshëm

Nicolo Zaniolo mund të përfundojë në Premier League, pasi situata e tij te Roma nuk është më e mira e mundshme.

Ditëve të fundit është raportuar shumë në mediet italiane për situatën e Nicolo Zaniolo, lojtarit që nuk po gjen dot veten nën drejtimin e Jose Mourinho.

CDS raportonte se Zaniolo nuk është i kënaqur me skemën 3-4-1-2, në të cilën së fundmi nuk po fiton një vend, por edhe kur e kishte, luante në krahun e majtë.

Kështu, Calciomercato e afron tani lojtarin me skuadrën e Tottenham Hotspur, ku tashmë timonin ka Antonio Conte.

Krerët e Tottenham, përfshirë Paraticin, e pëlqejnë shumë yllin italian.

Zaniolo ka kontratë me Tottenham deri në vitin 2024, por duket se nuk do të ketë një rinovim. Mbetet të shihet nëse Spurs do të arrijnë të sigurojnë shërbimet e italianit. /Periskopi/

Shpërndaje në: