Zaniolo kthehet tek Italia – Mancini publikon listën me të ftuarit

Zaniolo kthehet tek Italia – Mancini publikon listën me të ftuarit

Kampionët e Evropës do të kthehen përsëri në skenë, kësaj radhe në kuadër të kualifikueseve për Kupën e Botës.

Selektori i kombëtares së Italisë, Roberto Mancini, ka zgjedhur tashmë emrat që do të grumbullohen për ndeshjet e shtatorit.

Ajo që bie në sy është rikthimi i Nicolo Zaniolo në përbërjen e skuadrës, pasi i mungoi Italisë në Euro 2020, si pasojë e një lëndimi.

Më poshtë periskopi ua përcjell listën e plotë të Italisë për ndeshjet e shtatorit. /Periskopi/

Shpërndaje në: