Zaniolo, lojtari i cili ia dha fitoren Romës: Ëndrra u bë realitet

Zaniolo, lojtari i cili ia dha fitoren Romës: Ëndrra u bë realitet

Pas triumfit në Ligën e Konferencës, Nicolò Zaniolo, lojtari i cili ia siguroi Romës triumfin me golin e tij, u shpreh tejet i gëzuar dhe i emocionuar.

“Ne e shijojmë momentin, sot realizova ëndrrën e një fëmije. Nuk kam fjalë, falënderoj tifozët, është e gjitha për ta. Ne jemi një skuadër e fortë, ndoshta nuk e dimë as sa”, tha Zaniolo për “Sky Sport”.

Zaniolo realizoi gol të bukur në minutën e 33-të duke bërë histori me klubin e tij dhe me trajnerin Jose Mourinho.

Kjo finale u zhvillua në stadiumin “Air Albania” në Shqipëri.

Shpërndaje në: