Zbulohet: Ky është ylli i Realit i cili është i përkëdhelur nga Florentino Perez

Zbulohet: Ky është ylli i Realit i cili është i përkëdhelur nga Florentino Perez

Sipas Fabio Capellos që e ka drejtuar 2 herë Realin e Madridit, Benzema aktivizohet gjithnjë që nga minuta e parë nga Zidane, për faktin e thjeshtë se ai është i përkëdheluri i Florentino Perez.

“Të jesh i detyruar që të bësh një zgjedhje mes Benzema e Morata-s është një dilemë që çdo trajner e dëshiron ta këtë”, tha Capello për “Fox Sports Italia”. “Mendoj se Zidane e ka gjetur zgjidhjen. E nis ndeshjen me Benzema për të kënaqur presidentin Perez pasi francezi është i përkëdheluri i tij. Më pas ai aktivizon Morata-n që vendos fatin e ndeshjeve”.

Karim Benzema ka shënuar 4 gola në 12 ndeshje ku është aktivizuar, 9 nga të cilat i ka nisur që nga minuta e parë.

Shpërndaje në: