Zbulim i madh nën sipërfaqen e Hënës (Foto)

Zbulim i madh nën sipërfaqen e Hënës (Foto)

Shkencëtarët kanë gjetur një mineral të rrallë në meteorët lunarë që sugjerojnë se uji i akullt mund të fshihet nën sipërfaqen e Hënës.

Një studim i ri tregon se gjurmët janë gjetur  në mineralin e rrallë moganite, një meteor lunar i gjetur para 13 vjetësh në Afrikën Veriperëndimore, transmeton KosovaPress.

Mogamite, i cili është kristal i ngjashëm me kuarcin, kërkon praninë e ujit për t’u formuar, kështu që zbulimi i tij është parë si një fakt i ri mbi ekzistimin e ujit të ngrirë nën sipërfaqen e satelitit tonë të vetëm.

Tashmë dihet se dikur në polet veriore dhe jugore të Hënës ka pasur në të kaluarën ujë.

Ekipi i shkencëtarëve nga Universiteti Tohoku në Japoni beson se minerali është formuar në sipërfaqen e Hënës, në rajonin e njohur si Procellarum Terrane.

“Për herë të parë mund të provojmë se atje ka akull në materialin lunar”, tha  Masahiro Kayama, udhëheqës i studimit.

Sidoqoftë, shkencëtarët thonë se nuk e kanë të qartë se ka më tepër ujë në Hënë.

Ata besojnë se më tepër mostra nevojiten për t’u mbledhur nga sipërfaqja e Hënës me qëllim të konfirmimit të këtij pohimi.

Shpërndaje në: