Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit, mbahet koncerti “Ti nuk je vetëm”

Periskopi.com Lajme

Nën organizimin e Drejtorisë për Kulturë, Rini e Sport, sonte në Gjilan u mbajt koncerti “Ti nuk je vetëm”, si ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Me masa anti-COVID-19, në sallën e teatrit të qytetit, kanë marrë pjesë personalitete të rëndësishme të jetës politike, të fushës së mjekësisë, kulturës e qytetarë të rëndomtë.

Të pranishmit kanë parë performancën fantastike të sopranos së Teatrit të Operës së Tiranës, Eva Golemi, të shoqëruar nga Genita Hoxha – piano dhe Mario Guralumi – violonçel.

Drejtoresha për Kulturë, Deniza Limani, ka thënë ky koncert është mbajtur në kuadër të aktiviteteve për shënimin e muajit rozë, duke shpresuar se ato sado pak kanë ndikuar në ndërgjegjësim për zbulimin e hershëm të kancerit të gjirit.

Fushata “Ti nuk je vetëm” përmbyllet më 30 tetor, me një ligjëratë këshilluese online me fillim nga ora 17:00.

Shpërndaje në: