Zbulohen bisedat e Zuckerbergut të Facebook-ut: Kërcënon që nëse Elizabeth Warren bëhet presidente, do të luftojë

Periskopi.com Tech & Auto

Shefi ekzekutiv i Facebook-ut, Mark Zuckerberg, ka thënë që kompania e tij do të shkonte e do të luftonte nëse Elizabeth Warren zgjedhet si presidente pas premtimeve të forta kundër gjigantëve teknologjikë.

Meqë do t’i duhej të përballej me një mal çështjesh legale, Zuckerbergu tha se “kjo do të na shpifte”. Si kundërpërgjigjje, senatorja e Massachusettsit që është kryesuesja e garës për presidente i tha “Çka do të thotë “ta shpifësh” nëse nuk e ndreqim sistemin e korruptuar.”

Në transkriptet e rrjedhura në takimet e brendshme të muajit korrik, Zuckerberg identifikon “një lëvizje politike ku njerëzit janë të zemëruar me kompanitë teknologjike ose janë të shqetësuar rreth koncentrimit apo të brengosur për çështje të ndryshme dhe të brengosur po ashtu se nuk po shërbehen mirë.”, shkruan The Guardian, përcjell Periskopi.

Ai shton: “Ajo nuk ka atë kuptim, edhe nëse ka zemërim… që ju keni dikë si Elizabeth Warren që mendon se përgjigjja e duhur është shkelja e kompanive.”

Në muajin mars, garuesja për presidente Warren premtoi duke thënë se “Kompanitë e mëdha teknologjike sot kanë tepër shumë pushtet – tepër shumë fuqi në ekonominë tonë, në shoqërinë tonë, në demokracinë tonë. Ata e kanë mbytur garën, i kanë përdorur të dhënat tona personale për profit, dhe e kanë anuar fushën e lojës kundër gjithkujt tjetër.”

Warren ka performuar fuqishëm në sondazhet më të fundit, në disa raste duke qenë edhe para zëvendëspresidentit Joe Biden në majë të garës së Demokratëve.

Nëse do të zgjedhej Warren si Presidente, thotë Zuckerberg, “Unë vë bast se ne do të kemi sfida legale, dhe vë bast se do t’i fitojmë këto sfida legale. Dhe, a na e shpif kjo gjë prapëseprapë? Po. Por, këqyreni, në fund të ditës, nëse dikush kërcënon diçka kaq ekzistenciale, atëherë ju shkoni dhe luftoni kundër saj.”

Shpërndaje në: