Zbulohen detaje – PSG kërkonte yllin e Real Madrid në marrëveshjen për Mbappe

Zbulohen detaje – PSG kërkonte yllin e Real Madrid në marrëveshjen për Mbappe

Real Madrid dhe Paris Saint Germain zhvilluan shumë negociata në merkaton e verës, por nuk pati marrëveshje mes tyre.

Kylian Mbappe ishte lojtari për të cilin negociohej. Madrilenët ishin gati të paguanin 180 milionë euro për kartonin e tij, por këto oferta nuk e bindën presidentin e PSG, Naser Al-Khelaifi.

Sipas raportimeve të fundit nga Fabrizio Romano, mësohet se PSG përgatiteshin të pranojnë një ofertë e cila do të përfshinte edhe Vinicius JR në të, përcjell Periskopi.

Megjithatë, përkundër dëshirës së madhe për ta pasur Mbappe në skuadër, ‘Los Blancos’ e shihnin të pamundur përfshirjen e Vinicius në ofertë.

Reali nuk është dorëzuar akoma për Kylian Mbappe dhe francezin dëshiron ta transferojë gjatë verës së ardhshme, si lojtar të lirë. /Periskopi/

Shpërndaje në: