Zbulohen detaje të reja në rastin e helmimit të vjehrrës nga nusja

Zbulohen detaje të reja në rastin e helmimit të vjehrrës nga nusja

Një mister i vërtetë ka përfshirë një ngjarje tragjike ku nusja tentoi që të hel monte me ilaç insektesh vjehrrën e saj, por më pas deklarimet e të akuzuarës hapën çështje të tjera që kanë të bëjnë me përdhunimin e mundshëm të saj nga ana e vjehrrit.

Në një situatë të tillë deklarimesh kontradiktore, duket se çështja është veshur në një vello të errët misteri. Vjehrra e akuzon nusen për tentativë helmimi të saj, por ana tjetër nusja e përligj vendimin e saj ekstrem me përdhunimin e saj nga vjehrri dhe indiferencën e vjehrrës.

Nëse nusja Elda Tanushi, 19 vjeçe, nga njëra anë e ka pranuar akuzën se ka tentuar që të helmojë vjehrrën e saj, nga ana tjetër vjehrri Eduart Stafa ka mohuar kategorikisht që ta ketë përdhunuar vajzën.

Sipas tij, ai dhe gruaja e tij e kanë trajtuar nusen si vajzën e vet, në një kohë që 19-vjeçarja ka pretenduar të kundërtën.

Stafa ka thënë se: “Unë kam tre djem. Nuk kam asnjë vajzë. Eldën e kam parë e trajtuar gjithmonë sikur ta kisha vajzën time. Asnjëherë nuk më ka shkuar mendja që ta shoh me sy tjetër, jo më ta ngacmoj seksualisht siç pretendon ajo. Ne e donim si vajzën tonë, ajo deshi të më helmonte gruan”.<

Vjehrri ka shkuar dhe më tej duke thënë se nusja e tij kishte një lidhje të fshehtë me një person tjetër me të cilin ka komunikuar me mesazhe.

Ndërkohë nusja 19-vjeçare ka deklaruar në polici se ajo është keqtrajtuar dhe përdhunuar nga vjehrri i saj, gjë që e ka detyruar dhe të bëjë veprimin ekstrem të helmimit.

Vajza ka thënë se: “Qëkur burri im Donaldi, iku në Greqi, vjehrri im nisi të më ngacmonte seksualisht. Nga ana tjetër vjehrra as nuk kuptonte asgjë. Kam qenë në ankth gjatë gjithë kohës dhe bëra atë që bëra”.

Në krah të vajzës ka dalë dhe babai i saj, që ka thënë se krushku i ka një borxh të madh me veprimin që ka kryer me përdhunimin e vajzës. Në një situatë të tillë ku nusja 19-vjeçare akuzohet për krimin e tentativës për vrasje, kur vjehrri akuzohet nga nusja për përdhunim, kur babai i vajzës akuzon vjehrrin për përdhunimin e vajzës, kur bashkëshorti i gruas nuk di në të vërtetë se çfarë ka ngjarë, hetimet pritet që të zbardhin këtë mister të frikshëm.

Kutia e Pandorës” akoma nuk është hapur dhe një nga çelësat për hapjen e kësaj kutie mendohet se do të jetë dhe celulari i vjehrrit, por dhe të dhë na të tjera që mund të çojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes./tema/

Shpërndaje në: