Zbulohen fjalët e Tuchel në drejtim të Contes që ishin afër përleshjes

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Chleseat Thomas Tuchel dhe ai i Tottenhamit Antonio Conte ishin protagonist të dy përplasjeve fizike gjatë dhe pas ndeshjes ndërmjet skuadrave të tyre.

Të dy trajnerët u ndëshkuan me kartonë të kuq pas ndeshjes e cila përfundoi më barazim 2-2.

Gjithçka filloi kur Conte e festoi golin e barazimi 1-1 përpara Tuchelit i cili reagoi ashpër. Incidenti i dytë ndodhi në fund të ndeshjes kur gjatë përshëndetjes, Tuchel nuk ia lëshoi dorën Contes.

Sipas “La Gazetta dello Sport”, në momentet e tensionit, Tuchel i tha Contes: “Më shiko në sy”, derisa ish-trajneri i Interit i kërkonte që t’ia lëshonte dorën.

Ashtu siç mund të shihet në video, Conte kapet duke thënë “Molla, molla”, që ka kuptimin “Më lësho, më lësho”.

VIDEO