Zbulohen letrat romantike të sulltaneshës Hyrem

Zbulohen letrat romantike të sulltaneshës Hyrem

Letrat e dashurisë, të zbuluara së fundmi, të dërguara sulltan Sulejmanit të Madhërishëm nga sulltanesha Hyrem, kanë hedhur dritë mbi historinë më të famshme të dashurisë së kësaj epoke.

Letrat janë nxjerrë nga arkivat presidenciale, ndërsa arkivistët i kanë quajtur si një ndër shembujt më të mirë të poezisë dhe prozës turke të periudhës osmane, të shkruara në kohërat kur Sulejmani gjendej në fushë të betejës, transmeton atsh.

Sulejmani konsiderohet nga shumë historianë si sulltani më i suksesshëm osman.

Sundimi i tij nga viti 1520 deri më 1566 përfshiu fushata të guximshme ushtarake që zgjeruan perandorinë dhe zhvillimin në fushat e ligjit, letërsisë, artit dhe arkitekturës.

Megjithatë, për romantikët, ai është i njohur për historinë e tij të dashurisë me gruan e tij Hyrem.

“Jam e humbur në këtë univers të krijuar nga Zoti ynë. Kam jetuar vitet e mia më të mira nën mbrojtjen tënde, si një margaritar në kutinë tuaj të xhevahirëve”, shkruante sulltanesha Hyrem.

“Unë gjej paqen vetëm pranë jush. Fjalët dhe boja janë të pamjaftueshme për të rrëfyer lumturinë dhe gëzimin tim kur unë gjendem afër jush”, shkruan Hyrem.

“Kujtimet e ditëve që kaluam së bashku, momentet që i kemi ndarë, mbushin zemrën e shërbëtores suaj”, vazhdon ajo.

“Ngushëllohem me këto kujtime në mungesën tuaj. Jam e ulët kur jeni larg. Askush nuk mund ta lehtësojë dhimbjen time”, shkruante ajo në vitin 1526.

Në njërën nga letrat, sulltanesha i dërgoi rrobat e saj të lagura me lot.

“Jeta ime, zotëria im, sulltani im i dashur, lutja ime e vetme për Allahun është ta shoh sërish fytyrën tënde të ndritur. Nuk ka më ndarje prej tani”.

“Dua nga Zoti im që sulltani im, njeriu im i dashur, gjithmonë të jetë i lumtur në botë dhe në amshim”.

“Sulltani im… fshiu lotët e mi dhe më bëri të lumtur.

Shpërndaje në: