Zbulohen pyetjet qesharake të provimit të manipuluar të Suarezit: Si quhesh?

Zbulohen pyetjet qesharake të provimit të manipuluar të Suarezit: Si quhesh?

Me një provim kështu, të gjithë do kishin mbrojtur gjuhën italiane, ose do të kishin marrë pasaportën. Zbulohen detaje të tjera të provimit farsë që ka mbajtur Luis Suarez në Peruxhia për të marrë nivelin B1 të italishtes e si rrjedhojë të merrte pasaportën italiane. Pyetjet, ashtu si dihet, kanë qenë të rakorduara më parë e tani Corriere della Sera zbulon një prapaskenë sekrete. Futbollisti i Barcelonës, në fakt, ka marrë në Teams një pdf me temat për tu trajtuar e që tani janë në zotërim të hetuesve.

Pyetja e parë për të thyer akullin ka qenë banale: “Si të quajnë?”. Vështirë se mund të gabohej. Pastaj Suarezit i janë treguar disa foto të një shalqiri e një supermarketi (imazhet ishin prezentë në dosje) e uruguajani i ka përcaktuar me termat e duhur.

“Një qytet italian? Torino”, është pjesa tjetër interesante e provimit. Gjë e konfirmuar edhe nga Lorenzo Rocca, një nga testuesit, që pak orë më pas kishte folur me mediat duke thënë: “E imagjinon veten që tani në kryeqendrën piemonteze”. Për ta mbyllur edhe pyetja mbi familjen e profesionin e tij: “Jam futbollist e jam prej 6 vjetësh në Barcelonë”. E gjitha kjo në 12 minuta…

Shpërndaje në: