“Zbulohet” AKI-ja, tregon se ku i lanë veturat për 2500 euro!

“Zbulohet” AKI-ja, tregon se ku i lanë veturat për 2500 euro!

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, ky biznes ndodhet në Rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

 Zyra e prokurimit të AKI-së ka bërë publik vendin se ku do t’i pastrojë veturat e veta. Ky institucion ka bërë publik emrin e kompanisë që do t’ia kryen këto shërbime për 24 muaj.

Tenderin “Pastrimi i automjeteve” të AKI-së e ka fituar  kompania N.N.SH “BOSCH”, raporton lajmi.net.

Sipas njoftimit për dhënie të kontratës, ky biznes ndodhet në Rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë.

Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve – ARBK, BOSCH”, aktivitet primar e ka furnizimi me ushqim me porosi për raste, ndërsa aktivitet sekondar e ka mirëmbajtjen dhe riparimin e automjeteve

Vlera e përgjithshme e kontratës është 2,500.00 euro.

Shpërndaje në: