Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Conte dhe Interi ndanë rrugët

Zbulohet arsyeja e vërtetë pse Conte dhe Interi ndanë rrugët

Inter dhe Antonio Conte i thanë lamtumirë njëri-tjetrit për shkak të “vizioneve të ndryshme mbi projektin teknik për të ardhmen e klubit”. Kjo është ajo që del nga procesverbali i mbledhjes së aksionerëve zikaltër, i cili u mbajt më 8 korrik.

Siç raportohet nga “Calcio e Finanza” e cila kishte qasje në dokumente, për përfundimin e kontratës trajnerit salentin i është paguar rreth gjysma e pagës së kontratës për sezonin 2021-2022.

Gjatë asamblesë, një nga aksionerët kërkoi “sqarim në lidhje me arsyet që e çuan shoqërinë për t’i njohur pagesën e shkëputjes trajnerit të sezonit të mëparshëm sportiv”.

Administratori i deleguar i zikaltërve Giuseppe Marotta ishte ai që u përgjigj: “Përgjigjet Shefi Ekzekutiv i Sportit Giuseppe Marotta – lexohet në procesverbalin e asamblesë -, i cili informon se në fund të sezonit të kaluar Shoqëria dhe trajneri u takuan e morën parasysh disa vizione të ndryshme në lidhje me projektin teknik për të ardhmen e Shoqërisë; prandaj, palët kanë vendosur me marrëveshje reciproke që të ndërpresin marrëdhënien e punës.

Në kontekstin e kësaj marrëveshjeje, siç ndodh zakonisht në tregun referues, Shoqëria i pagoi trajnerit një shumë (e barabartë me afërsisht gjysmën e shpërblimit të parashikuar në kontratën e punës për sezonin 2021/2022), në mënyrë që të kompensojë angazhimet e ndërmarra nga trajneri në kontekstin e zgjiedhjes së kontratës”.

Me shifra të llogaritura, lamtumira e Contes i ka kushtuar Inter rreth 6,5 milionë neto, gjysma e 13 milionëve të parashikuar në akord.

Shpërndaje në: