Zbulohet arsyeja pse Hysaj kërkoi zëvendësim ndaj Interit
Sipas mediave italiane, mbrojtësi i kombëtares sonë edhe para ndeshjes ishte në dyshim, por ai dje u zëvendësua për një arsye tjetër.
“Mediaset Premium” raporton se Hysaj kërkoi të linte lojën pasi ndiente dhimbje në stomak. Gjithnjë sipas televizionit italian, lojtari u kthye menjëherë në shtëpi.
Për fat të mirë, ky problem nuk pritet ta kushtëzojë Hysajn për transfertën e të martës kundër Benfikës.



