Zbulohet arsyeja pse Luana shoqërohet gjatë gjithë kohës nga sigurimi privat

Zbulohet arsyeja pse Luana shoqërohet gjatë gjithë kohës nga sigurimi privat

Luana shoqërohet nga sigurimi i saj privat.

Luana Vjollca është një nga moderatoret më të përfolura të shoubizit shqiptar. Ajo gjithmonë arrin të tërheqë vëmendje, por ndryshe nga të tjerët Luana kërkon të jetë shumë e rezervuar në jetën private.

Pikërisht jeta private iu cënohet shumë personazheve të njohur dhe jo rrallë herë përndiqen. Diçka e tillë i ka ndodhur disa herë Luanës dhe sipas Express Rozë, kjo është arsyeja pse moderatorja e njohur shoqërohet gjatë gjithë kohës nga sigurimi privat.

Në disa fotografi të siguruara nga mediat, Luana shihet teksa shoqërohet në çdo hap nga sigurimi i saj. Kujtojmë që në vitin 2017 Luana ishte pre e ndjekjes së një fansi të ‘’çmendur’’ pas saj, të cilit sipas raportit të policisë iu gjet edhe armë.

Ky rast u dërgua në gjykatë ndërsa për t’i ikur tutje këtyre ngjarjeve, bukuroshja tashmë rri e siguruar në çdo dalje të saj.

Këtë arsye e ka konfirmuar edhe vetë Luana, pasi ajo e ka shpërndarë një artikull të tillë në Facebook-un e saj zyrtar.

Shpërndaje në: