Zbulohet arsyje e çuditshme se pse mbrojtësi i Chelseas iku nga finalja e Fa Cup

Periskopi.com Sporti

Mbrojtësi i Chelseas, Andreas Christensen ka shokuar të gjithë, kur vendosi të largohet papritmas nga finalja e madhe e FA Cup me Liverpoolin.

Christensen, i cili raportohet se fiton 80,000 euro në javë te Chelsea, luajti mbi 90 minutat në fitoren 3-0 të së mërkurës së kaluar ndaj Leeds, shkruan Periskopi.

Por, Chrisitensen ndonëse se ishte në planet e Tuchel nga fillimi i ndeshjes, ai në momentet e fundit vendosi të largohej.

Por, një ngjarje e tillë dikur i kishte ndodhur edhe ish-trajnerit të ‘bluve’ Maurizio Sarri me mbrojtësi në fjalë i cili tha në vitin 2019 danezi kishte dhimbje barku gjithmonë para ndeshjeve.

“Ju e dini shumë mirë që Christensen në ditët e ndeshjeve gjithmonë ka dhimbje barku”.

“Nuk e di arsyen, por ai është gjithmonë shumë nervoz. Nuk di çfarë të them”, ishte shprehur Sarri.