Zbulohet audio e mjekut të Maradonës që thërret me urgjencë një ambulancë

Zbulohet audio e mjekut të Maradonës që thërret me urgjencë një ambulancë

Bota e futbollit po vazhdon të vajtojë vdekjen e Diego Maradonës.

Një nga më të mirët e futbollit ndërroi jetë në moshën 60 vjeçare në shtëpinë e tij në Tigre, shkruan lajmi.net.

Kjo vdekje erdhi dy javë pas një operimi që kishte Maradona.

Tani pas vdekjes së tij, ekipet mjeko-ligjore janë duke bërë përpjekjet për të gjetur shkakun e vdekjes së Maradonës, duke kërkuar mos ka pasur një neglizhencë të mjekëve për intervenim.

Në Argjentinë janë arritur të gjejnë audion e bisedës së mjekut të Maradonës, teksa kërkon të dërgohet një ambulancë në shtëpinë e legjendës argjentinase.

Sipas audios, mjeku nuk përmend në asnjë moment Maradonën teksa kërkon ndihmë, dhe për këtë edhe ka pasur kritika, duke thënë se nëse do të dihej se për kë bëhej fjalë, ndoshta edhe reagimet do të ishin më të shpejta.

Shpërndaje në: