Zbulohet ‘deputeti’ i 80-të që do ta votojë Demarkacionin

Zbulohet ‘deputeti’ i 80-të që do ta votojë Demarkacionin

Debati i ditëve të fundit që ka mbizotëruar opinionin publik, ishte sigurimi i votave të mjaftueshme për Demarkacionin.

E me gjithë përpjekjet dhe bisedimet ndërmjet ekzekutivit dhe partive tjera politike, çështja kishte ngelur vetëm tek vota e një deputeti, që është jetike për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi, shkruan Periskopi.

E duke e parë këtë, analisti politik dhe pjesëtari i shoqërisë civile, Agon Maliqi, në një fotografi të publikuar në profilin e tij, në nuanca të humorit ka shkruar se është ai ‘deputeti’, vota e të cilit po kërkohet për ratifikimin e Demarkacionit.

“Dëgjova po mungon nji votë për demarkacion. Po rri qitu deri nesër, mos p’e hajnë foren”, ka shkruar Maliqi me humor.

Ndërkohe nesër në orën 16:00 do të mbahet seanca e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku pritet që të ratifikohet Demarkacioni. E vota e deputetit të pakicës gorane, Adem Hoxha, pritet që të  jetë vendimtare për Demarkacionin./Periskopi/

Shpërndaje në: