Zbulohet emri i të dyshuarit që plagosi katër persona në Prishtinë
Sot rreth orës 02:00 të mëngjesit pranë një klubi të natës në Prishtinë janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.
Dëshmitarë që kanë qenë të pranishëm e kanë përshkruar ngjarjen sikur një nga ato skenat e filmave aksion; ndërsa në mëngjes është konfirmuar nga autoritetet se katër persona kanë mbetur të plagosur nga ky rast.
Klan Kosova përmes burimeve mëson se personi i dyshuar për këtë konflikt të armatosur është emër i njohur për Policinë.
I dyshuar për plagosjen e katër rojeve të klubit të natës “Duplex”në Prishtinë, po del të jetë Astrit Mehmeti i njohur me nofkën “Llepota”.
Policia ka bërë të ditur se ka arritur t’i identifikojë personat e përfshirë në këtë rast si dhe ka konfiskuar tre armë që dyshohet të jenë përdorur për shkaktimin e plagëve.
Mirëpo deri më tani ende nuk është konfirmuar nëse është arrestuar ndonjëri prej të dyshuarve.
Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.



