Zbulohet gjithçka, Ferguson e bindi Ronaldon të kthehej kah Man Utd

Zbulohet gjithçka, Ferguson e bindi Ronaldon të kthehej kah Man Utd

Gjatë dy ditëve të fundit, Cristiano Ronaldo ishte lojtari me vëmendjen më të madhe në të gjitha mediet.

Ylli portugez vendosi të largohet nga Juventus, dhe qyteti i Mançesterit është destinacioni më i mundshëm për të, por nuk dihet nëse është skuadra e United apo City.

Raportimet e fundit bëjnë të ditur se Ronaldo dhe City ka ndërprerë negociatat dhe tashmë United janë favoritët. Gjithsesi duket se prapa gjithë kësaj qëndron mjeshtri i madh, SIR Alex Ferguson.

‘Mirror’ raporton se ish trajneri i United ka pasur një bisedë së fundmi me portugezin për ta bindur që të kthehet në ‘Old Trafford’, përcjell Periskopi.

Agjenti i CR7 është duke negociuar tashmë me ‘Djajtë e Kuq’. Shumë medie e japin si çështje të kryer transferimin e Ronaldo tek United. /Periskopi/

Shpërndaje në: