Zbulohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve, referoi edhe në Kupën e Botës

Zbulohet gjyqtari i finales së Ligës së Kampionëve, referoi edhe në Kupën e Botës

Me 10 qershor të vitit 2023 do të zhvillohet finalja e madhe e Ligës së Kmapionëve.

Dy skuadrat që këtë sezon treguan më të mirën e tyre dhe arritën në finale, janë Interi që mposhti Milanin dhe skuadra e Cityt që eliminoi Real Madridin, shkruan Periskopi.

Ku kanë mbetur edhe dy javë te kjo finale, UEFA ka zbuluar edhe gjyqtarin kryesor të këtij takimi të madhe.

 

Bëhet fjalë për polakun, Szymon Marciniak që ka referuar edhe finale e madhe të Kupës së Botës mes Argjentinës dhe Francës.

Shpërndaje në: