Zbulohet: Ja pse Cristiano Ronaldo nuk startoi kundër Chelseat

Periskopi.com Sporti

Trajneri i përkohshëm i Manchester Unitedit, Michael Carrick, ka treguar se e la Cristiano Ronaldon në stol kundër Chelseat sepse deshi t’i ndryshojë gjërat nga ndeshjet e kaluara.

Carrick vendosi ta lërë rezervistë superyllin portugez në takimin e Premierligës kundër Chelseat, i cili është duke u zhvilluar momentalisht në Londër.

Ai i zgjodhi Marcus Rashfordin, Jadon Sanchon dhe Bruno Fernandesin për t’i prirë sulmin kundër të kaltërve të Londrës.

Duke folur pak para ndeshjes, Carrick tha për Sky Sports: “Disa ndryshime nga ndeshja e kaluar, për t’i ndryshuar gjërat paksa. Cristiano është mbase lojtarin jonë më i dalluar, por ky është thjesht plani i lojës. E pata një bisedë të mirë me Cristianon, në fakt, ai është në rregull dhe vendosëm të luajmë kështu sot”

“Është vendim thjesht për ta zgjedhur ekipin, të jem i sinqertë, nuk ka nevojë për më shumë dramë”, shtoi ai.

Kjo s’është hera e parë që pesë herë fituesi i Topit të Artë lihet në stol këtë sezon.

Më 3 tetor, trajneri i atëhershëm Ole Gunnar Solskjaer e la rezervist Ronaldon në një ndeshje kundër Evertonit.

Ronaldos iu dhanë 33 minuta kohë në atë takim, por ai nuk qe në gjendje ta parandalojë barazimin 1:1.