Zbulohet ku do jetë përballja e parë Basha – Selami

Zbulohet ku do jetë përballja e parë Basha – Selami

Lulzim Basha dhe Eduart Selami, dy kandidatët për kreun e PD-së, duket se do të jenë përballë njëri-tjetrit në Tropojë. Sipas një njoftimi të PD-së së Tropojës, të dy kandidatët do të jenë më 13 korrik në Pallatin e Kulturës në orën 13:00 në Bajram Curri. Përballja do të jetë interesante, pasi pritet edhe një debat mes tyre.

NJOFTIMI

Te nderuar anetare te Partise Demokratike Dega Tropojë,PD-ja aktualishte ka hyre ne nje faze shume te rendesishme te saj ate te zgjedhjes se Kryetarit te PDSh-se.

Ju njoftoj dhe ju ftoj te beheni pjese e diskutimeve dhe vendimarrjes se kesaj gare:

Diten e ejte dt.13.07.2017 ora 13:00 ne Bajram Curri ( Ne sallen e pallatit te kultures Dardania).

Se bashku te dy kandidatet do te shpalosin platformen dhe vizionin e tyre per drejtimin e PD-se ne mandatin ne vazhdim:

Zonja dhe zoterinj, misioni i demokrateve per europianizimin e PDSH-se dhe Shqiperise vazhdon,se bashku per nje PD-e dhe te djathte te bashkuar ,PD-ja ka nevoje per kontributin dhe ndihmen e gjithsecilit,te bashkuar mund t’ia dalim perballe kesaj oligarkie Rilindase qe ka pushtuar te gjithe vendin.

Ju ftoj te behemi pjese e takimit te perbashket te kandidateve dhe te shprehim mendimet tona.

Suksese!

Shpërndaje në: