Zbulohet kur do të merret vendimi për fatin e NBA

Zbulohet kur do të merret vendimi për fatin e NBA

Komisioneri i NBA, Adam Silver ka thënë të hënën se një vendim në lidhje me fatin e kampionatit më të fortë të basketbollit në botë do të merret në maj.

Drejtuesit ende janë në dyshim nëse sezoni do të anulohet ose do të vazhdohet pas pandemisë, e cila nuk dihet se kur do të përfundojë, transmeton Periskopi.

“Duhet ta pranojmë se të paktën gjatë këtij muaji, prill, nuk do të mund të marrim vendime,” tha Silver.

“Dhe kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht se një vendim do të merret më 1 maj,” shtoi ai.

NBA pezulloi sezonin më 11 mars deri në vendimin e ardhshëm, pasi pivoti i Utah Jazz, Rudy Gobert u bë basketbollisti i parë në kampionat që rezultoi pozitiv në testin për koronavirus. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: