Zbulohet mesazhi i Mbappes për Florentino Perez

Zbulohet mesazhi i Mbappes për Florentino Perez

Kylian Mbappe ka vendosur përfundimisht të qëndrojë tek Paris SG.

Ai ka refuzuar ofertën e Real Madridit duke rinovuar kontratën me klubin e Parisit, shkruan Periskopi.

Francezi ka refuzuar klubin spanjoll për të vazhduar me gjigantin e Francës, ndonëse u tha se ai do të finalizonte marrëveshjen brenda kësaj jave me Realin.

Kështu është zbuluar edhe letra që Mbappe e ka nisur për presidentin e Realit, Florentino Perez.

“Zoti Florentino Perez , po ju informoj se kam vendosur të qëndroj në PSG ”, nisi mesazhi i Mbappe .

“Dua t’ju falënderoj për mundësinë që më keni dhënë për të luajtur për Real Madridin, klubin që kam qenë tifoz që kur isha fëmijë.

“Shpresoj se do të jeni mirëkuptues me vendimin tim.

“Paqi fat në finalen e Champions League”, shkruan Mbappe.

Shpërndaje në: