Zbulohet mesazhi në dronin që u shfaq sonte gjatë ndeshjes Shqipëri – Hungari

Periskopi.com Sporti

Dronët kthehen në ndeshjet e kombëtares shqiptare të futbollit, por fatmirësisht jo duke ndalur apo ndikuar vazhdimësinë e sfidës së kuqezinjve.

Një dron ka fluturuar mbi “Elbasan Arena” gjatë sfidës mes Shqipërisë dhe Hungarisë, pak minuta pas fillimit të pjesës së dytë të ndeshjes.

Gjyqtari ndali për pak sekonda lojën kur mbi stadium nisi të fluturonte një dron që mbante një parullë.

Shumëkujt i shkoi ndër mend ngjarja e famshme në Beograd me Ballist Morinën, por kjo nuk kishte asgjë të ngjashme.

Parulla në fakt ishte për deputetin socialist, Taulant Balla. “TAULANT BALLA, ELBASANI YT TE DO”, shkruhej në parullën që shpalosej nga ky dron i cili qëndroi vetëm pak çaste mbi impiant e më pas u largua, pa ndikuar në mbarëvajtjen e ndeshjes.

Shpërndaje në: